Kandidati i LDK-së për deputet, Fadil Hadërgjonaj ka nderuar figurën e heroit Mejdi Korrani, ish-luftëtarit të UÇK-së që ra heroikisht në betejën e Kosharës.
Hadërgjonaj, të hënën ka kryer nderime pranë shtatores së Korranit në Pozheran të Vitisë.
“Pranë shtatores së luftëtarit tepër të guximshëm të Betejës së Koshares – Mejdi Korrani i cili me 19 Prill 1999 luftoj dhe ra heroikish krah për krah me komandantin dhe prijëtarin e bërjes së lirisë -Sali Çekaj – VETERANI”, ka thënë ai.
Hadërgjonaj ka thënë se te shtatorja e Korranit ishte së bashku me Shaip Korranin, familjarin e heroit dhe Hysen Çekaj, djalin e komandantit të UÇK-së.
“Emocion i veçant ishte në ketë nderim bashkë me familjarë, të afërm e bashkëluftëtarë të heroit, prezenca e Shaip Korrani si dhe Hysen S. Cekaj, djali i komandantit, njëherit kandidat për deputet nga mërgata në listë të LDK-së me nr 80✅”, ka deklaruar Hadërgjonaj.
“Lavdi meritorëve të lirisë, respekt dhe nderim familjarëve të tyre!”.








