Facebook-u ia heq Kimete Berishës shkrimin ku e denoncon kërcënimin

Publicistes Kimete Berisha, i është fshirë një shkrim nga rrjeti social Facebook, pasi sipas saj militantë partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë raportuar atë për gjuhë të urrejtjes ku ajo flet për kërcënimet që i janë bërë asaj dje nga mbështetës të kryeministrit Albin Kurti.

Berisha ka njoftuar se Facebook-u ia ka hequr shkrimin pas raportimeve, duke shkruar se nuk e ka ditur që është më e fortë se ata.

“Të nderuar, situata qenka edhe më serioze se që kam kujtuar.Shkrimi im ‘Unë, censura’, censurohet dhe fshihet nga Faceboo-ku (pas raportimeve të ushtrisë paramilitare të Vetëvendosjes). Kurti, You Talking To Me? Nuk e kam ditur që Unë vetëm jam më ‘e fortë’ se Ju”, ka shkruar ajo.

Dje, opinionistja Kimete Berisha në shkrimin që i është hequr nga Facebook-u  ka bërë të ditur se është duke marrë kërcënime nga përkrahës të Albin Kurtit.

Ajo ka thënë se pikërsisht për këtë arsye ka vendosur që t’i bllokojë komentet në shkrimet e saj në rrjetin social Facebook.

“Një besimtar i Kryeministrit (me emër e mbiemër) ka shprehur gatishmërinë e tij që t’i q. krejt të gjallët e të vdekurit e m’i. Shamjet dhe kërcënimet me të gjallët, nuk më lënë përshtypje, anipse jam rritur në familjen kur kurrë (ama kurrë) nuk e kam dëgjuar asnjë shamje.  Mua më ka lënë përshtypje shamja nekrofile, pra gatishmëria e besimtarit të Kryeministrit që të përdhunojë në varr ‘të vdekurit’ e m’I”, ka thënë ajo.

Berisha shton se “sherri i besimtarëve të kryeministrit, edhe shumë lexues të saj nuk do të kenë mundësi për të komentuar.

“Por më vjen keq që sherri i besimtarëve fanatik të Kryeministrit, jam detyruar t’ju privojë edhe Juve të dashurve të m’i nga e drejta për të komentuar.   Ndjehem e qetë (po më shkon censura me karakter), sepse po ndjehem e lirë dhe e pavarur, si në kohën e gazetarisë – letër, kur shkrimtari nuk kishte kontakt me lexuesin dhe ekzistonte distanca.  Kurrë s’ka qenë idea ime t’ia ndryshoj mendjen askujt, as të tërheq vëmendjen e askujt, e aq më pak të varem nga lexuesit.  Unë nuk shkruaj për lexuesit. Unë shkruaj për vete.  Kur shkruaj, nuk mendoj për askënd – kur shkruaj, ndjej”, thotë ajo