Facebook me një aplikacion të ri për menaxhimin e faqeve

Facebook Creator Studio shkoi me një aplikacion mobil. Aplikacioni ofron një panel informacionesh rreth shikueshmërisë për krijuesit dhe publikuesit njësoj si aplikacioni në ueb.

I ngjashëm me hubin në desktop, me aplikacionin Creator Studio mund të gjurmojnë sesi po performon përmbajtja e publikuar në faqet e Facebook si dhe të publikojnë, të ndryshojnë postime e tu përgjigjen mesazhet.

Aplikacioni gjithashtu dërgon njoftime rreth objektivave të rëndësishëm dhe aktiviteteve të ndryshme. Nuk është hera e parë që Facebook ofron një aplikacion të dedikuar.

Kompania në 2017-ën lançoi një aplikacion të dedikuar për komunitetin e krijuesve që ofroi një postë të unifikuar dhe statistika.

Por aplikacioni i mbyll vitin e kaluar dhe krijuesit u dërguan tek aplikacioni Pages Manager ose në versionin desktop të Creator Studio. Aplikacioni i ri Creator nuk është zëvendësues i drejtpërdrejtë i aplikacionit të vjetër Creator.

Ajo që i mungon është integrimi i Instagram për ngarkimin dhe postimin e përmbajtjeve të reja.