Kompania

Facebook kërcënim për demokracinë Amerikane thotë informatorja e Cambridge Analytica

Qasja e Facebook ndaj reklamimit politik tregon pse është një kërcënim për demokracinë Amerikane tha informatorja e Cambridge Analytica Brittany Kaiser.

“Facebook aktualisht është kërcënimi më i madh ndaj demokracisë tonë dhe jo vetëm aktorët e jashtëm,” tha Ajo.

“E them këtë sepse vetëm dy javë më parë Mark Zuckerberg vendosi që Facebook nuk do të censurojë politikanët të cilët shpërndajnë dezinformim,” vijoi Kaiser.

Në fillim të muajit Facebook tha se nuk do të ndalonte fushatën e presidentit Trump të reklamojë pretendimet kundër ish zëvendës presidenti Biden tashmë kandidat për president i Shteteve të Bashkuara pas 2020.

Në Shtator, Facebook tha se nuk do të kontrollojë faktet e të fshijë përmbajtje të cilat postohen nga politikanët edhe sikur të jenë në shkelje me rregullat e kompanisë.

Kaiser është një ish drejtuese pranë Cambridge Analytica e cila ndau informacionin për manipulimet e bëra nga firma e konsulencës politike. Ky skandal është edhe një prej shkaqeve pse autoritetet Amerikane dënuan me gjobë 5 miliardë dollarë rrjetin social 15 muaj më vonë.

Po javën e kaluar Zuckerberg ka thënë se ishte duke konsideruar përjashtimin e të gjitha reklamave nga Facebook por vendosi kundër kësaj qasjeje.

loading…