“Facebook” i bën komentin befasues Dua Lipës në foton për SunnyHill

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është tashmë një ndër personazhet më të komentuar.

Çdo veprim i saj merr vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, ajo ka ndarë në rrjetet sociale disa foto, të cilat duket se janë pëlqyer edhe nga llogaria zyrtare e “Facebook”.

Kjo e fundit e ka vlerësuar me notën ’10’ përmes një komenti, ku shkruan: “Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme”.

Kujtojmë që prej disa ditësh, Dua ndodhet në Kosovë, ku u mbajt “Sunny Hill Festival”. Ndërkohë, tani ajo ka filluar të vizitojë vende të ndryshme të Shqipërisë./abcnews.al