Facebook do lansojë kripto-valutë personale, këto janë detajet në lidhje me të

Gjiganti social ‘Facebook’ supozohet se është në finalizim të planeve për lansimin e kripto-valutën, të emëruar si “GlobalCoin”.

GlobalCoin, paraprakisht, do të lansohet në rreth 12 vende në tremujorin e parë të 2020-ës, përpara se të arrijë në tregje të tjera.

Me kripto-valutë, ‘Facebook’ shpreson se mund të bëjë dërgimin e parave në mënyrë të përballueshme dhe të sigurtë.

Përveç kësaj, kompania po punon edhe me shërbimin financiar mbarë-botëror, Western Union, për të lidhur edhe njerëzit që nuk kanë një llogari bankare.

Një nga kritikat më të mëdha të kripto-monedhave që shumica e njerëzve kanë, është tendenca e luhatjeve në vlerë.