Facebook dhe Twitter po e rrisin luftën kundër lajmeve të rreme përpara zgjedhjeve

Rrjetet sociale janë bërë objekt kritikash për atë që është quajtur një qasje e pakujdesshme ndaj lajmeve të rreme dhe fushatave dezinformuese, për të cilat shumë besojnë se ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA.

Platformat e mediave sociale kanë rritur luftën kundër dezinformatave në lidhje me zgjedhjet e SHBA-së. Facebook ka filluar një qendër për mbështetjen e klientëve me burime të lidhura me zgjedhjet, dhe Twitter ka zgjeruar rregullat e anti-dezinformimit në lidhje me postimin dhe votimin e parakohshëm.

Media sociale është bërë objekt kritikash për atë që është quajtur një qasje e pakujdesshme ndaj lajmeve të rreme dhe fushatave dezinformuese, të cilat shumë besojnë se ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve të 2016-ës.

Ndryshimi në Twitter do të përfshijë krijimin e rregullave të reja “që theksojnë informacionin e saktë mbi të gjitha opsionet e mundshme të votimit, përfshirë postën dhe votimin e hershëm”.

“Ne jemi të përqendruar në fuqizimin e çdo personi me të drejtën e votës për t’u regjistruar dhe votuar përmes partneritetit, mjeteve dhe politikave të reja”, shkroi Jessica Herrera-Flanigan, zëdhënëse në Twitter, në një email për Reuters.

Ndërkohë, Facebook ka filluar një Qendër të Informimit të Votimit për të ndihmuar përdoruesit të sigurojnë informacion të saktë dhe lehtësisht të arritshëm për votim, pavarësisht se ku jetojnë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka argumentuar vazhdimisht pa prova se votimi postar, i cili pritet të rritet në mënyrë dramatike për shkak të pandemisë, është subjekt i mashtrimit të madh.