Fabregas zyrtarizohet te Monaco (VIDEO)

Monaco ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Cesc Fabregas nga Chelsea.

Ai ka nënshkruar kontratë 3 vjet e gjysmë.

Ish-bashkëlojtari i Fabregasit, tek Arsenali, tani trajneri i Monacos, Thierry Henry, thuhet se e ka bindur lojtarin të transferohet në Francë.

Për 31-vjeçarin interesim kishte shprehur edhe Milani.