Kërcnimi

FA kërcënon futbollistët që mbajnë qëndrim mbi konfliktin Izrael-Palestinë

Pasi disa lojtarë përdorën rrjetet sociale për të mbajtur qëndrim për konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës, FA (Shoqata e Futbollit), entiteti përgjegjës për futbollin anglez, reagoi publikisht për të thënë se do të ketë sanksione në të ardhmen.

Organizata ndaloi përdorimin e frazës “Nga lumi në det”, në mbështetje të Palestinës.

“Pas analizave të kujdesshme, ne do të kontaktojmë të gjitha klubet për të bërë të qartë se kjo frazë konsiderohet fyese për shumë njerëz dhe nuk duhet të përdoret nga lojtarët në rrjetet sociale”, tha zëdhënësi i FA, disa ditë pasi Hamza Choudhury i Leicester, bëri një postim, që më pas e fshiu.

“Lojtari kërkoi falje dhe e fshiu postimin në Twitter. Ne po i nxitim klubet që të sigurojnë që lojtarët të mos ndajnë përmbajtje që mund të jetë fyese ose nxitëse për çdo komunitet. Nëse kjo frazë përdoret sërish nga ndonjë futbollist, do të konsultohemi me policinë për të kuptuar se si duhet të përgjigjemi”, shtoi ai.