F1: Ocon trondit duke fituar garën drithëruese në Hungari, Hamiltoni i treti pas një lufte të fortë

Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1 e fiton Esteban Ocon.

Gara më e çmendur e vitit, e vlefshme për fazën e njëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror të Formula 1 2021 u fitua nga francezi në një ditë të karakterizuar nga aksidenti i madh që nxori menjëherë nga gara Charles Leclerc, Valtteri Bottas, Lance Stroll dhe Sergio Perez dhe më vonë përfunduan para kohe garën Mazepin dhe Norris.

Bottas bëri një gabim të rëndë, i cili do t’i kushtojë atij pesë pozicione çmimin e madh të radhës.

Vendi i dytë për Sebastian Vettel, që e kaloi finishin para Leëis Hamiltonin, i mbajtur pas nga Alonso për disa xhiro. I katërti ishte piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, që la pas Alonson, ndoshta më i miri i ditës falë mbrojtjes së tij të shkëlqyer kundër Hamiltonit.

Me pikët që i siguroi vendi i tretë, Hamilton ngjitet i parë në klasifikimin për pilotë me 192 pikë, duke lënë pas Verstappenin e Red Bullit me 186 pikë