Evropianët përballen me vapën e pazakontë (FOTO)
Temperaturat në Europë kanë kaluar 40 gradët, një valë e rrallë e të nxehtit.
Në Gjermani, policia ndaloi një burrë që po shëtiste me motor. Edhe pse ishte treguar shumë i rregullt me kokoren, e cila duhet mbajtur me ligj, burri kishte hequr të gjitha rrobat nga trupi.
Vapa sahariane është e rrezikshme, vrastare, ndaj qeveritë kanë marrë masa serioze, duke mbyllur shkollat e duke dhënë udhëzime për të sëmurët.
Temperatura, ndërkohë, duket se do të vazhdojë e lartë edhe në ditët në vazhdim.
Në Çeki kanë preferuar ta mirëpresin diellin e ngrohtë që mesa duket vjen rrallë.
Plazhet në liqenet e Zvicrës janë mbushur plot
Një burrë në Gjermani u ndalua nga policia sepse po shëtiste lakuriq me motor.