Lajmi se kryeministri Avdullah Hoti ka anuluar takimin e palës kosovare në Shtëpinë e Bardhë në Washington, duke se ka gëzuar drejtuesit dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, Carl Bildt duket i “gëzuar” nga vendimi i fundit që ka marrë kryeministrit Hoti për mos shkuarjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bildt ka shkruar në Twitter se ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë rreth marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke aluduar se tani me marrëveshjen mes dy vendeve do merret Bashkimi Evropian.

”Ky është fundi i takimit të planifikuar të Shtëpinë e Bardhë rreth marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Bildt.

Duket se tani zyrtarët evropianë do presin me padurim marrjen e rolit kryesor në dialogun Kosovë-Serbi, por e njëjta nuk pritet të ndodh pasi Shtëpia e Bardhë nuk do lejon këtë.

That’s the end of the planned White House meeting on relations between Serbia and Kosovo. https://t.co/VVSPN2l29J

— Carl Bildt (@carlbildt) June 25, 2020

Kujtojmë se anulimi i vizitës nga Hoti vjen pasi ngjarjes së fundit ku Gjykata Speciale ngriti një aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Presidenti Hashim Thaçi anuloi menjëherë dje pjesëmarrjen e tij në takimin e Washingtonit, krejt kjo pas ftesës të cilën e kishte bërë ditë më parë emisari special amerikan për dialogun Richard Grenell.