Evidentohet rritja e çmimeve të produkteve ushqimore e farmaceutike, Inspektorati merr masa

Ferizaj ka nxjerrë gjithë inspektorët në terren. Është rritja e çmimeve në produkte të caktuara ushqimore dhe farmaceutike që po dëmton xhepin e qytetarëve, duke shfrytëzuar panikun e ngritur me përhapjen e virusit COVID-9 i njohur si CoronaVirus-i.

Ridvan Berisha nga Inspektorati i Komunës tha se ka urdhëruar kryerjen e inspektimeve në të gjitha pikat e mëdha të furnizimit të qytetarëve me ushqime e në barnatore për të evidentuar rritjen e çmimeve sipas denooncimeve të qytetarëve.

Ndërkohë, Maliq Muharremi- koordinator i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve tha se nga kontrolli i 10 bizneseve që ushtrojnë veprimtari afariste, ushqimore është hasur në disa raste rritja e çmimeve dhe si të tillë sipas kompetencave janë ndërmarr veprimet e nevojshme konform legjislacionit në fuqi.

Inspektorati i Ferizajt, apelon tek qytetarët që të mos shkaktohet panik, njëkohshëm të denoncojnë rastet kur hasin në mashtrime me çmime e rritjen e tyre në numrat e paraqitur përmes faqes së Komunës.