“Miss Shqiptarja në Botë” ka shpallur konkurs për vajzën më të bukur shqiptare në botë, shkruan Albanienshow.

Në këtë event ndahen mbi 20 mijë euro para,shpërblime dhe dhurata për vajzat që do të fitojnë në natën finale të Spektaklit që mbahet në Suedi.

Për dallim nga hera e kaluar këtë vit eventi do të mbahet në dy vende, gjysmëfinalja në Zvicër dhe finalja e madhe në shtetin skandinav Suedi ku do të marrin pjesë edhe këngëtarët më të mirë të estradës shqiptare.
Të gjitha vajzat finaliste të “Miss Shqiptarja në Botë” do të jenë pjesë e një aventure përrallore në vendet më të bukura të Zvicrës dhe Suedisë si dhe pjesë e shumë seteve fotografike që zhvillohen në kuadër të spektaklit me fotografin e njohur Avni Selmani./AlbanienShow









