Evakuimi i “Viking Sky”, helikopterët shpëtojnë pasagjerët e anijes luksoze (FOTO)

Punonjësit e emergjencës nuk patën zgjidhje tjetër përveç evakuimit nga ajri për qindra persona të ndodhur në bordin e anijes luksoze “Viking Sky”, e cila është bllokuar pranë brigjeve të Norvegjisë.

Trageti kishte në bord 1373 persona, pasagjerë e anëtare ekuipazhi. Kapiteni i saj u detyrua të lëshojë një alarm për ndihmë pasditen e së shtunën.

“Associated Press” njoftoi se evakuimi është realizuar “në rrethana jashtëzakonisht të vështira”, në kushtet e një erë me fuqi deri 70 kilometra në orë dhe me lartësi dallgësh mbi 8 metra.

“I kemi marre masat, angazhuam shumë njerëz për të pritur pasagjerët në tokë, angazhuam mjekë, policë dhe vumë në dispozicion autobusë. Për të lënduarit, u aktivizuam që të dërgoheshin menjëherë në spital me ambulance”, tha Jan Arve Dyrnes, kryetar bashkie i Vara-s.

Evakuimi po vazhdon me kujdes njoftuan autoritetet që kontrollojnë anijen, e cila ngeci pas problemeve me energjinë. Pas problemeve megjithatë arriti të vërë në punë tre nga katër motorët e saj dhe paskësaj, ka lëvizur ngadalë drejt portit, e shoqëruar nga një rimorkiator.

Shumica e pasagjerëve aty ishin shtetas amerikanë dhe britanikë.