Eurozona po shkon drejt një recesioni të butë

Aktivitetet e bizneseve në eurozonë ranë për të pestin muaj radhazi në nëntor, duke treguar se ekonomia po shkon drejt një recesioni të butë pasi konsumatorët ulën shpenzimet mes inflacionit në rritje, sipas një sondazhi të fundit, sipas Reuters.

Eurozona shënoi një rënie në 47.8 në nëntor nga 47.3 në tetor, një nivel më i ulët në 23 muaj, sipas një vlerësimi paraprak.

“Rënia ekonomike për të pestin muaj radhazi rriti mundësinë që zona e euros të shkojë drejt recesionit,” tha Chris Williamson, kryeekonomist në S&P Global Market Intelligence.

“Megjithatë, tani për tani recesioni mbetet vetëm i moderuar, që do të thotë se deri më tani PBB-ja është tkurrur me vetëm 0.2%.

Sipas një sondazhi të Reuters muajin e kaluar, ekonomia do të tkurrej me 0.4 për qind në tremujorin aktual. Me rënien e kërkesës  dhe me pak perspektivë për një rimëkëmbje të afërt, kompanitë ulën punësimin,  indeksi i punësimit ra në 51.8 nga 52.5.

Papunësia në Eurozonë ra në 6.5% në tetor, sipas të dhënave zyrtare.