Eurovision

Eurovision: Ronela Hajati do të performojë e para në gjysmëfinale

Në datën 10 maj “Eurovision 2022” do të nisë natën e parë gjysmëfinale me një garë të madhe muzikore.

Më pas do të zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale më 12 maj, ndërsa finalja do të jetë më 14 maj.

Këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Faqja zyrtare e Eurovisionit, ka publikuar sot renditjen zyrtare sipas së cilës do të performojnë artistët në netët gjysmëfinale.

Sipas kësaj renditje, këngëtarja shqiptare do të këndojë e para në mbrëmjen e parë gjysmëfinale, më 10 maj.

Në finale do të kalojnë vetëm 10 shtetet më të votuara nga dy gjysmëfinalet./tch./