Europa Juglindore do të blejë energji me 500 euro/MWh deri në fund të vitit

Nga Gazeta “SI”- Çmimet e energjisë elektrike në Europën Juglindore do të arrijnë në 500 euro për megavatorë në tremujorin e katërt të vitit 2022. Kështu ka parashikuar drejtuesi i bursës së energjisë në Serbi SEEPEX, Milos Mladenovic.

Çmimi mesatar i energjisë elektrike nga fillimi i vitit arriti në 250 euro për MWh në SEEPEX, krahasuar me 390 euro vetëm për gushtin dhe është në rritje, tha drejtori i bursës serbe. “Nuk është vetëm këtu, por situata është e tillë në të gjitha bursat përreth. Dhe jo vetëm në rajon, por në të gjithë Europën”, shtoi ai.

Çmimet e fiksuara bazë të energjisë elektrike një vit më parë në Francë dhe Gjermani kaluan 600 euro për MWh dhe 450 euro për MWh, për herë të parë. Nga nëntori 2021 në shkurt 2022, në Francë energjia kaloi 1.000 euro/MWh. Pas një sërë ndërprerjesh në termocentralet bërthamore dimrin e kaluar, shteti francez tani po përballet me një rritje të temperaturës së ujit në lumenj. Prodhimi nga centralet bërthamore duhet të reduktohet pasi ato nuk mund të ftohen mjaftueshëm.

Parashikimet nuk ishin mjaftueshëm pesimiste

Trendi me siguri do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm dhe ka parashikime se do të vazhdojë për dy ose tre vjet, vlerësoi Mladenovic. Ai vuri në dukje se prodhuesit dhe konsumatorët në Serbi nuk po përdorin mjaftueshëm “kontratat e së ardhmes”, duke shtuar se ato janë një mekanizëm mbrojtës për tregun vendas dhe atë hungarez. Ato janë të disponueshme që nga viti 2019, kur SEEPEX i prezantoi në bashkëpunim me shkëmbimin EEX dhe janë të listuara në Gjermani. Kontratat e së ardhmes apo derivatet financiare të energjisë, janë blerja dhe shitja e lëndës së parë që ndihmon në prodhimin e energjisë elektrike, midis vendeve. P.sh gazi, nafta etj.

Ata që bënë marrëveshje të tilla shtatorin e shkuar, siguruan energji me 100 euro/megavatorë për të gjithë 2022-shin, theksoi Mladenovic.

Bursa është pasqyrë e përsosur

“Një nga avantazhet kryesore dhe qëllimi themelor i një burse energjie është që në kushte si kjo, kur ka vërtet një problem me furnizimin, ju keni një pikë tregtimi ku mund të gjeni energji. Sidoqoftë, duhet thënë se vetë çmimi varet nga situata. Bursa është një pasqyrë e përsosur që e tregon situatën ashtu siç është”, tha Mladenovic.

SEEPEX është operatori i licencuar për tregun e organizuar të energjisë në Serbi. Firma është në pronësi të përbashkët të operatorit të sistemit të transmetimit të vendit Elektromreža Srbije (EMS) dhe shkëmbimit europian të energjisë EPEX Spot. Qeveria e Serbisë i dha SEEPEX statusin e operatorit të tregut të energjisë elektrike (NEMO) në qershor./BalkanEnergyNews