Euronews: Kosovës iu mohua anëtarësimi në Interpol

Kosova ka dështuar në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare të policisë, Interpol.Vendet anëtare në Asamblenë e Përgjithshme në Dubai, kanë votuar sot për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe kjo iniciativë nuk ka arrit të marrë dy të tretat e votave.Sipas Balkan Insight, kjo nuk është hera e parë që Kosova aplikon për një gjë të tillë, shkruan Euronews, transmeton klankosova.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq, ka publikuar një fotografi të Asamblesë së Përgjithshme me mbishkrimin “pobeda” që do të thotë fitore në gjuhën shqipe.Me përkrahjen e Rusisë, Serbia kishte lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.Ky dështim do të vazhdojë të mbetet pengesë për Kosovën që të bëj “njoftime” në Interpol, për arrestimin e zyrtarëve serbë që ajo i konsideron si kriminelë të luftës.

Ndërsa vendet e tilla si Kiribati dhe Vanuatu janë pranuar si anëtarë të rinj në Interpol.Për t’u informuar më shumë rreth votimeve për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, klikoni në linkun e mëposhtëm.