Euronews: Kosova e dënon deputetin serb i cili e mohoi masakrën e 1999-ës

Gjykata e Apelit në Kosovë e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me dy vjet burgim për mohimin e Masakrës së Reçakut.

Për këtë çështje ka shkruar edhe rrjeti televiziv europian “Euronews”, duke theksuar Todosijeviq në mars të vitit 2019 kishte deklaruar se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Tutje thuhet që drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, e ka kundërshtim këtë vendim duke e quajtur këtë vendim “të turpshëm”, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Ky vendim skandaloz, i cili nuk bazohet as në ligj dhe as në drejtësi … është një vendim kundër çdo serbi që lufton për të vërtetën”.

https://www.euronews.com/2021/08/25/kosovo-upholds-serb-mp-conviction-for-denying-1999-massacre?fbclid=IwAR2e_R-N_EB18QVj_g4nuzIW2PnObKJ2wvNFlVmUieDD7Vf3VKZM_2HvmFg