Eurodeputeti i grupit parlamentar të EPP-së, Lukas Mandl vizitoi Komunën e Junikut

Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu ka pritur në takim eurodeputetin Lukas Mandl. Kryetari Shehu shpalosi një profil të shkurtër të Junikut, potencialin e madh që ka komuna e Junikut në sferën e turizmit malor dhe në fushën e agrikulturës.

Gjithashtu, eurodeputetin Mandl e njoftoj për projektet që ka komuna e Junikut për të ngritur mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe turistik.

Lukas Mandl falënderoj kryetarin për mikpritjen dhe shprehu gatishmëri që të ndihmoj komunën e Junikut në të ardhmen. Komuna e Junikut si komunë e vogle dhe me potencial te madh, Mandl theksoj se do të shikoj mundësin e binjakëzimit të Komunës së Junikut me ndonjë komunë në shtetin e Austrisë.