Euro 2020: Belgjika vazhdon serinë pozitive, fiton edhe ndaj Kazakistanit

Belgjika ka vazhduar serinë pozitive në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Belgët arritën fitoren e tetë në po aq ndeshje në grupin I, duke mposhtur 0-2 Kazakistanin.

Michy Batshuayi (21’) dhe Thomas Meunier (53’) shënuan në fitoren e mysafirëve.

Kujtojmë se Belgjika e siguruar plasmanin në finalet e Euro 2020.

Në anën tjetër, Kazakistani tubon vetëm 7 pikë dhe nuk ka asnjë gjasë për të shkuar mëtutje.

loading…