EULEX: Më pak njerëz para komunave në veri

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka njoftuar se gjendja aktuale në komunat e veriut është e qetë dhe se një numër i vogël i njerëzve po tubohen para komunave në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Në pyetje të agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, EULEX-i iu përgjigj për gjendjen aktuale në komunat në veri të Kosovës.

Siç kanë thënë ata, të gjitha përpjekjet aktualisht janë të përqendruara në deeskalimin e situatës në veri.

“Kjo është e nevojshme në interes të sigurisë së Kosovës dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve të saj”, thuhet në përgjigjen me shkrim të EULEX-it. Në pyetjen se ku gjenden kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet e prillit, ata deklaruan se këtë pyetje duhet t’iu parashtrojnë kryetarëve të komunave