“EULEX-i mbajti të mbyllura rastet e personave të pagjetur, për përfitime politike”

Qendra Burimore për Personat e Zhdukur ka mbajtur tryezë, gjatë ditës së sotme në lidhje me temën” Çështja e personave të zhdukur – sfidat rreth identifikimit, situata aktuale në morgun e Prishtinës dhe planet për të ardhmen”. Nga ku është kritikuar, puna e EULEX-it në lidhje me personat e pagjetur. Për këta të fundit u tha se kanë mbajtur shumë raste të mbyllura, për shkaqe politike. Po ashtu u tha se në fund të marsit Projektligji për të Pagjeturit dorëzohet në Kuvend.

Çështja e personave të pagjetur, edhe pas 20 vjetëve, vazhdon të jetë plagë e hapur për shoqërinë kosovare. Nga ku për rreth 1600 persona, ende nuk dihet fati i tyre.

Një fat të tillë ka edhe Bajram Qerkinaj, i cili ka të zhdukur të birin e tij. Ai thotë se kjo temë vazhdon të jetë shumë shqetësuese për familjarët e të pagjeturve. Qerkinaj po ashtu thotë se padrejtësisht ka shumë trupa të cilët janë të identifikuar dhe nuk u dorëzohen familjarëve. E në lidhje me këtë, këshilltari i kryeministrit, Jahja Lluka tha se kompetencat duhet të merren plotësisht nga shteti.

Tha se tema e personave të zhdukur është me shumë probleme, sepse si qeveri, siç tha ai, nuk kanë mundësi të zgjedhin vet këtë problem. Çështja e personave të pagjetur, tha se do të jetë temë e delegacionit. Madje, siç tha ai për Qeverinë e Kosovës, kjo temë është prioritet.

Lluka mes tjerash tha se deri në fund të marsit, do të aprovohet koncept dokumenti për të pagjeturit në qeveri, ku më pas do të dërgohet në Kuvend të Kosovës. Lluka duke i’u drejtuar një zyrtareje të EULEX-it, ka akuzuar këta të fundit, duke thënë se ata kanë mbajtur shumë raste të mbyllura, për shkak të përfitimeve politike.

Antropologu në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Valon Hyseni tha në fundin e vitit të kaluar është bërë një grup punues që i merr kompetencat e EULEX-it për të punuar në morg.

Ndërsa, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se morgu duhet të pastrohet, sepse janë pjesë e së kaluarës dhe historisë.Ndryshe, 20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk dihet ende për fatin e 1648 personave.