EULEX-i i gatshëm të asistojë së bashku me KFOR-in në veri

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se EULEX-i është i gatshëm të asistojë së bashku me KFOR-in për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

Wigemark ka njoftuar se sot ka pasur një takim shumë të frytshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Takim shumë i dobishëm sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter.