Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka ngritur flamurin e BE-së.

Me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, ka ngritur flamurin e Bashkimit Evropian.

Në videon e publikuar në rrjetin social Twitter, shihet zyrtari i EULEX-it duke e ngritur flamurin e BE-së nën intonimin e himnit “Ode to Joy”.

“Himni evropian “Ode to Joy” u luajt derisa polici i EULEX-it e ngrit flamurin e BE-së”, shkruhet në njoftimin e EULEX.