Etiketohet si “agjente e BIA-s serbe” gazetarja dhe vajza e dëshmorit

Një profil në rrjetin social Tik-Tok që ka emrin “QEVERIA KURTI 2”, po vazhdon një fushatë linçuese e të rrezikshme ndaj gazetarëve që kritikojnë veprimet e qeverisë.

Gazetarja, Dafina Demaku ka qenë cak i propagandës së kësaj faqe, duke e etiketuar si “agjende e BIA-së serbe”.

Etiketime të tilla janë të rrezikshme dhe mund të prodhojnë dhunë e sulme ndaj medieve e gazetarëve.

Ndërkaq, në reagimin e saj, Demaku i ka përqeshur etiketimet ndaj saj, teksa ka thënë se kryeministri Kurti është përulur para varrit të babait të saj, i cili është dëshmor.

“Kqyri bre putinat e vockël n’aksion. Ani po të mirë: ‘dyshohet’ . E qysh oj helaçe, idolli juaj, kryeministri Albin Kurti vjen perulet para varrit te babes tem? A nuk i keni kallxu qe çiken e ka agjente serbe a? Bile ne moshen 8 vjecare me paten rekrutu, gjatë luftës . Zoti ju ndihmoftë o njerëz budallë.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Nuk është hera e parë që gazetarët sulmohen e linçohen në rrjetet e ndryshme sociale.