Eskalon situata, një grua qëllohet në gjoks në ambientit e Capitolit

Një grua është në gjendje kritike pasi është qëlluar në gjoks në territoret e Capitolit, sipas disa burimeve të familjarëve të të plagosurës, raporton CNN.

Burime të CNN-it nuk mundur të japin detaje të tjera për rrethanat në të cilat është qëlluar.

Ndërkohë, mbështetësit Donald Trump, hynë të mërkurën në ndërtesën e Kuvendit, derisa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfrimuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Senati shkoi në pauzë, ndërsa disa anëtarë të Kongresit u evakuuan në zyrat e tyre.

Nënpresidenti Mike Pence, i cili po mbikëqyrte sesionin e përbashkët të Kongresit, u pa duke u larguar nga sigurimi.

Trump, përmes një postimi në Twitter, bëri thirrje për qetësi.