Eskalon situata në Kuvend: Mimoza Kusari dhe Arben Gashi çohen në këmbë e përplasen

Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, përplasjet mes deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputetit të LDK’së, Arben Gashit kanë vazhduar edhe përtej foltores.

Kusari gjatë fjalimit për të pagjeturit ka thënë se Gashi më herët gënjeu.

Edhe pas përfundimit të fjalës, kanë vazhduar përplasjet mes Kusarit dhe Gashit.

Fjalën e ka marrë më vonë Saranda Bogujevci, por s’ka mundur të flasë për shkak se Gashi e Kusari po grindeshin e u çuan në këmbë.

Deputetë të Vetëvendosjes më pas kanë shkuar për ta ndalë deputetin Gashi.

Aty është ndërprerë seanca.