BBVA

Eskalon situata – debat i ashpër mes Romeos dhe Eglës në Big Brother

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme (e enjte) në Big Brother VIP Albania 3.

Kjo ka nisur pas nominimit që ka bërë aktorja të martën, ku e përfshiu Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin.

Megjithëse çifti nuk është në dijeni, kjo përzgjedhje është bërë për në finalen e madhe të këtij edicioni.

Njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale, ndërkohë që tjetri do të jetë në nominim.

Për shkak të kësaj, prezantuesit i ka ngelur hatri me Eglën dhe për këtë kanë pasur përplasje të shumta.

Ata madje kanë kaluar edhe në ofendime kundrejt njëri-tjetrit duke përmendur gjëra banale.

Pritet të shihet të shtunën se cili nga dy konkurrentët do të shkojë në finale.