Eskalon situata, Big Mama largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Antonelës dhe Big Mamës, ku eskaluan aq shumë saqë Big Mama ka lërë shtëpinë .

Ajo gjë që e nevrikosi aq shumë Big Mamën ishte se Antonela i tha se e shau në gjuhën serbe.

“Futni një njeri të fëlliqur si ajo në shtëpi. Ajo na ka fyrë të gjithëve. Ajo shkon vë zjarre nëpër të gjithë njerëzit aty. Ti më ke shajt mu serbisht më tha, më degjeneron mu para Kosovës dhe Shqipërisë. Nëse e shaj shqip. I gjithë populli shqiptarë më njeh cfarë karaketri kam. Vjen një femër e ulët si Antonela, edfhe më thotë më shau serbisht”, thotë Big Mama.

Dalja e Big Mamës i ka befasuar banorët, ndërsa nga e gjithë kjo që ndodhi, Antonela ka filluar të qajë.