Eskalon në përdorje të sprejit mosmarrëveshja mes dy vushtrrinasëve


Një mosmarrëveshje mes dy personave në Vushtrri ka përfunduar edhe me përdorimin e sprejit.

Kështu ka treguar policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Aty thuhet se gjithçka ka ndodhur nga një mosmarrëveshje.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, e i dyshuari ndodhet ende në arrati.

Ky është njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Pandeli Sotiri, Vushtrri 30.04.2022-18:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe i ka hedhur një sprej në fytyrë . Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.