Një gazetar bjellorus në Twitter, ka shkruar se diktatori Alexander Lukashenko, ka konfirmuar se do lëshohen raketa kundër Ukrainës, derisa po vazhdon dita e katërt e luftës ndaj Rusisë.
Tadeusz Giczan, ka shkruar se ‘’ Lukashenko konfirmon se sulmet me raketa janë nisur nga Bjellorusia kundër Ukrainës sepse “Kiev vendosi 3-4 divizione raketore pranë kufirit tonë”.
Kujtojmë se Bjellorusia që nga fillimi ka mbështetur vazhdimisht Putin, duke ditur raportet e afërta që kanë dy udhëheqësit me njëri tjetrin.
Madje së fundi po raportohet se Putin ka propozuar që Bjellorusia të jetë vendi ku do ulen për negociata me Ukrainën, por që është refuzuar nga kjo e fundit duke thënë se edhe Bjellorusia ka të njëjtat qëllime ndaj shtetit të tyre si Rusia, pra pushtimin dhe sulmin ndaj saj./metro








