Eskalon keq mbështetësi i Vetëvendosjes, e fyen rëndë kryetaren e Kushtetueses

Një militant i Lëvizjes Vetëvendosjes e ka fyer rëndë kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën-Hajrizin.

Ai në një postim e ka quajtur “bushtër” krytaren Rama-Hajrizi.

“Unë mendoj qe kjo bushtër është kurva e Hashimoviqit”.

Reagimi i militantit me emrin “Lordi Albini”, ka ardhur pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i ka dhënë të drejt dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për çështjen e mandatarit, shkruan Gazeta Insajderi.

Edhe gjatë ditës së djeshme militantë të kësaj partie i kanë kërcënuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, madje njëri prej tyre është ftuar për intervistim nga Policia.