Eskalon kandidati i VV për Kryetar të Podujevës Shpejtim Bulliqi: Kërcënon dhe shantazhon qytetarët gjatë fushatës zgjedhore

Një video e një qytetari të Podujevës, e postuar nga vetë ai, tregon për kërcënimin dhe shantazhimin që kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e komunës së Podujevës i bëri atij, teksa po punonte në vendin e tij të punës.


“Sot, rreth orës 14:20 minuta, jam kërcënuar në vendin tim të punës dhe jam ofenduar nga kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi”, fillon videon Ilmi Tahiri, të cilin Bulliqi e ka kërcënuar.

Madje, qytetari tregon se si Bulliqi nuk ishte kursyer, duke ‘ofenduar atë me nënë’ dhe duke iu kërcënuar se ‘do ta ngrehë zhag’.

“Ai më ofendoi mua me nënë dhe më kërcënoi se do të më ngrehë zhag”, vazhdon tutje Tahiri videon, deri sa tregon se rastin e ka denoncuar edhe në polici dhe tek organet e drejtësisë.

Ndryshe, më 15 mars në Podujevë mbahen zgjedhjet e jashtzakonshme komunale, në të cilën garojnë Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetevendosje dhe Naim Fetahu.

Se po shantazhon qytetarët Bulliqi, dhe në veçanti votuesit e LDK’së, ishte thënë edhe më herët.

Në debatin e organizuar televiziv ndërmjet kandidatëve në RTV Dukagjini, Nexhmi Rudari, kandidati i LDK’së për të parin e komunës së Podujevës, duke iu referuar fakteve dhe dëshmive nga një numër banorësh, kishte akuzuar Shpejtim Bulliqin, kandidatin nga Vetëvendosje, për shantazhim dhe kërcënim të vazhdueshëm të votuesëve të LDK’së.