Eskalon ideologu i VV-së, thotë se opozita haptas po e mbështesin Vuçiqin

Në kuadër të shumë zhvillimeve në Kosovë, saktësisht në veri të vendit, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha ka zgjedhur të deklarohet, por duke u fokusuar tek opozita.

Hoxha tha se përfaqësuesit e opozitës në Kosovë, haptas e bëjnë mbështetjen për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipa sitj, ata haptas e kanë dëmtuar edhe më parë Kosovën.

“Strukturat paralele mbetën në funksion për shkak të atyre që sot ngrihen kundër qeverisë së Kosovës. Mund të heshtnin për të na treguar se kanë kuptuar diçka nga fajet që kanë kryer mbi shtetësinë e Kosovës. Por jo! I Shkojnë fajit deri në fund”,shkroi ai.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme serbët kanë njoftuar largimin e tyre nga institucionet e Kosovës. E gjithë kjo pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq.

Përpos kësaj, rreth 300 zyrtarë policorë serbë sot kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/