Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka përqesh ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj pasi ky i fundit kishte thënë se lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite, pasi sipas tij, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat “Javelin”.
Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ironizuar me Haradinaj.
“Ramushi: phardje e kam nënshkruar marrëveshjen për raketat JavElin”, ka shkruar Pacolli.

LEXO EDHE:
BONUS VIDEO: Kosova po vazhdon të armatoset fuqishëm, pas dronëve nga Turqia në radhë janë anti-tankët më të fuqishëm në botë, Javelinët amerikanë







