Dëshmorët
Eshtrat e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës do të rivarrosen në varrezat e dëshmorëve
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se eshtrat e heroit të Kosovës, Ilir Konushevci dhe të mjekut Hazir Mala do të rivarrosen në varrezat e dëshmorëve më 27 nëntor 2018.
“Nderimi i heronjve dhe dëshmorëve po shndërrohet në kulturë shtetërore, sepse një varr i dinjitetshëm me një ceremoni si i ka hije një shteti të organizuar, është obligim yni dhe dëshmi se Kosova po konsolidohet në bazë të vlerave qytetëruese”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Përherë kënaqësi të takoj Bacën Halit, babain e heroit të Kosovës Ilir Konushevci, me të cilin po i bashkërëndojmë veprimet për riatdhesimin e rivarrimin e Heroit të Kosovës Ilirit dhe të mjekut e bashkëluftëtarit të tij Hazir Mala, në varrezat e dëshmorëve, më 27 nëntor 2018, në kryeqytetin e vendit, Prishtinë”.