Luftanija më e madhe ruse “Moskva” e cila ishte simboli i fuqisë së ushtrisë ruse u mbyt dje ndërsa po tërhiqej në një port pas një shpërthimi.

Ukraina pretendon se kapiteni i Moskva u vra gjithashtu në atë shpërthim.

Këtë e ka konfirmuar Anton Gerashchenko, një këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ukrainës.

“Kapiteni i rangut të parë, komandanti i luftanijes Moskva i Flotës së Detit të Zi, Anton Kuprin vdiq gjatë shpërthimit në bord”, tha ai.

Moskva u rrëzua ndërsa po tërhiqej në port në det të trazuar pasi një shpërthim municionesh shkaktoi një zjarr, sipas Kremlinit.

Ndryshe, Ukraina tha se ushtria e saj goditi me sukses luftanijen kryesore ruse të mërkurën, ministria ruse e mbrojtjes tha se shkaku ishte zjarri në bord dhe “kushtet pafavorshme në det”.