“Është krim lufte” – Amerika ia përmend Putinit Hagën pas sulmit në termocentral

Ambasada e SHBA-ve në Ukrainë ka lëshuar një reagim tejet të ashpër pas sulmit të Rusisë në Termocentralin bërthamor.

Kjo ambasadë ka thënë se një sulm i tillë përbën një “krim lufte”.

“Është një krim lufte të sulmosh një central bërthamor. Bombardimi i centralit bërthamor më të madh të Evropës nga Putini e çon sundimin e tij të terrorit një hap më tej. #Hagë #Zaporizhzhia #Qëndroni meUkrainën”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Siç vërehet në postim, përveç fjalës “krim lufte”, ambasada në këtë postim ka etiketuar edhe Hagën, siç duket për ta paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin, se mund të përballet me gjykatën për krime lufte.