“Është fejuar dhe do të martohet në tetor”, MC Kresha sqaron të vërtetën

Po qarkullojnë lajmet se MC Kresha është fejuar dhe se shumë shpejtë do të martohet.

Gjatë ditës së sotme po shkruhet në media se reperi MC Kresha po i jep fund beqarisë, duke u fejuar me një vajzë nga Kanadaja dhe madje ata do të martohen në tetor të këtij viti.

Por, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Vetë reperi, i kontaktuar nga Gazeta Express, e ka mohuar këtë gjë madje duke u befasuar edhe ai vetë.

Kresha thotë se kjo nuk është e vertetë dhe se gjithçka është rrenë.

Reperi nga ana profesionale është shumë i nxënë, duke publikuar vazhdimisht projekte të reja që po pëlqehen shumë.

‘Private’ me Lyrical Son dhe Semiatomatic është ndër këngët më të pëlqyera dhe më të vlerësuara të kësaj vere.

E dyshja kanë nxjerrë edhe dy këngë tjetra, hitin ‘Pasite’ me Taynën dhe këngën më të fundit me anëtarin tjetër të PINT, ‘Rick Ross’ me Llunin.

loading…