Është djalë, këngëtarja shqiptare zbulon gjininë e fëmijës

Gjira Kajtazi pak ditë më parë zbuloi se do të bëhej nënë për herë të parë. Dhe këngëtarja tani ka zbuluar gjininë e fëmijës.

Në një post në InstaStory, Gjira shprehet se foshnja që do vijë në jetë është djalë, ndërsa ka publikuar edhe incizimin e ultrazërit.

Gjira ka disa vite që shijon lidhjen e dashurisë me futbollistin Ali Ibrahimi, me të cilin u nda për një vit, por u ribashkua në tetor të 2017-ës.