Është aq e rrallë dhe kushton gjysmë milioni dollarë (VIDEO)

Një masë e gjetur në një plazh të Tajlandës, besohet të jetë vjellë nga një balenë. Masa e rrallë kap vlerën prej 500 mijë dollarësh.

Boonyos Tala, 44 vjeç, gjeti masën prej rreth 10 kg teksa ecte përgjatë një plazhi në ishullin e Koh Samui në Tajlandën jugore në qershor të vitit të kaluar.

Që prej atëherë, ai e mbajti masën në kopshtin e tij pa i kushtuar rëndësi, derisa muajin e kaluar 44 vjeçarin e vizitoi një mik, duke thënë se masa mund të ishte vjellë nga balena, një substancë shumë e kërkuar nga prodhuesit e parfumeve.

Masa që në anglisht njihet si “ambergris”, është ushqim i dekompozuar brenda stomakut të balenave që kanë qëndruar për një kohë të gjatë. Masa është përdorur për parfume në kozmetikë që nga shekulli i 13-të.

Në prill të vitit 2016, një masë e tillë e gjetur në Lancashire u shit për 50,000 paund, ndërsa në nëntor të të njëjtit vit, tre peshkatarë omanë gjetën 80 kilogramë “ambergris” dhe e shitën për 3 milion dollarë.