Emisari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka reaguar pasi Kryeministri Kurti Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për t’ia regjistruar pronën Manastirin të Deçanit.
“Dua ta përmend sa me rëndësi është vendimi i sotëm për Manastirin. Ishte vendim i vështirë por i nevojshëm dhe i falënderojmë institucionet për gjithë bashkëpunimn”, ka thënë Escobar.
Emisari amerikan ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Escobar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se nuk po i kërkohet vetëm Kosovës të marrë vendime të vështira, por të dy palëve.
Ai shprehu shqetësimin e tij për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, derisa tha se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
Krahas kësaj, ai nënvizoi mbështetjen për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.
Derisa Osmani, pas takimit kërkoi nga Serbia të ekstradojë në Kosovë terroristët e sulmit të Banjskës.
VIDEO BONUS: FSK furnizohet me 15 kamionë gjermanë, Kurti: Serbia është agresive, por kjo nuk na frikëson







