Erosi ia shpreh publikisht dashurinë Oriolës

Eros Grezda spo e fsheh më dashurinë për modelen shqiptare.

Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë kthyer në një nga çiftet më të përfolura në shoubiz, që nga fillimi i lidhjes së tyre.

Dyshja edhe pse fillimisht mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë tani më nuk po ngurojnë të bëjnë deklarata publike për njëri-tjetrin.

Së fundmi Oriola kishte publikuar një seri fotografish ku shfaqej tejet tërheqëse me një fustan të ngushtë, dhe futbollisti nuk mundi pa i bërë koment “Në dashuri me ty”, shkroi ai, ndërsa bukuroshja ia ktheu “Sa me fat jam”.