erolld-diola

Erolld Belegu flet për raportin me vajzat e Diolës

Nutricionistja Diola Dosti zbuloi pak javë më parë se është në një lidhje dashurie me biznesmenin, Erolld Belegu. Së fundmi, ata kanë treguar se kanë bërë një udhëtim së bashku në Valencia të Spanjës, ku po kalojnë kohë si një çift i ri.

Lidhja e tyre është momentalisht në qendër të vëmendjes, prandaj çdo detaj përbën interes për publikun.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Erolldi ka folur më shumë për marrëdhënien me Diolën, si edhe për vajzat e saj.

“Lidhja jonë ka shkuar shumë intensive për shkak se të dy jemi me një karrierë dhe punë të ngarkuar. Sa i përket qëndrimit, herë vjen ajo në Kosovë dhe herë unë në Tiranë, edhe pse ajo ka qenë e lidhur me Kosovën edhe më përpara pasi ajo ka edhe një banesë në Kosovë, gjithashtu edhe vajzat e saj janë të lidhura me Kosovën dhe e duan më shumë se Tiranën. Edhe me vajzat e Diolës i kam raportet e mira, së pari jam takuar me vajzën e madhe Blezën pastaj edhe me dy vajzat e tjera, por edhe Diola është takuar me fëmijët e mi”.

Belegu ka shtuar gjithashtu se pas zyrtarizimit të lidhjes me nutricionisten ka pritur që të bëhet bujë por jo në këto përmasa.