Erolld Belegu emërohet nënkryetar i AAK-së dhe hyn në listën zgjedhore për deputet

Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj është emëruar nënkryetar i AAK-së dhe është propozuar si kandidat për deputet.

Njoftimi i plotë i Belegut:

Dua ta falënderoj Këshillin Drejtues dhe në veçanti Kryeministrin Ramush Haradinaj që ma kanë besuar pozitën e nënkryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe më kanë propozuar si kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit. Ju falemnderit për besimin dhe hapësirën që me është dhënë.

Më shumë se privilegj, këtë detyrë e shoh si përgjegjësi në rrugëtimin tonë të përbashkët, bashkë me qytetarin e Kosovës, për 100% shtet.

loading…