Ermali më në fund ju prezanton me fytyrën e Sias

Në muajin mars të këtij viti, aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska, u bënë prindër për herë të dytë.

Pas Joelit, Ami solli në jetë vogëlushen Sia, e cila u bë kryefjala e mediave dhe pozat e saj të ëmbla tërhoqën vëmendjen e publikut. Megjithatë, çifti vendosi t’a mbajë të fshehtë portretin e vogëlushes, të cilën e ka zbuluar për herë të parë vetëm ditën e sotme.

Këtë të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin”, aktori do të ketë të ftuar speciale bashkëshorten e tij, Amardën.

Në një fragment të videos, aktori ka zbuluar për herë të parë portretin ëngjëllor të së bijës teksa qëndron në krahët e Amit, ndërkohë që Ermali dhe Joeli afrohen të gëzuar të shikojnë të voglën.