Përmes Instagramit

Ermali ia kthen me të njëjtën monedhë Bes Kallakut

Ata të dy janë komedianët më të mirë të momentit në trojet shqiptare.

Bes Kallaku në llogarinë e tij në Instagram ka hedhur një fotografi ku shihet se ka vënë fytyrën e Ermalit në trupin e një femre, shkruan Ballkani.info.

E tani të njëjtën gjë ka bërë edhe Ermali.

Një fotomontazh ai e ka hedhur në Instagram ku shihet fytyra e Besit me mjekër në trupin e një femre shumë seksi.

Fotos Ermali ia la edhe një shkrim ku ‘kritikoi’ Besin që nuk e kishte hequr mjekrën.

Të dy fotot janë komentuar me të madhe nga ana e ndjeksëve të tyre./Ballkani.info/