Ermal Mamaqi sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Ermal Mamaqi feston sot ditëlindjen e 41 dhe në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një urim nga gjysma e tij më e mirë, Ami.

Ami ka postuar një video kolazh me disa nga fotot e tyre dhe tregon se teksa i shihte ato, kuptoi që gjithmonë janë pranë tjetrit të përqafuar.

“Po shihja fotot…. gjjthmone te perqafuar,gjithmone prane njeri tjetrit ne cdo moment! Ndjeva edhe njehere sa shume te dua, sa shume duhemi Ermal Mamaqi. Gezuar ditelindjen njeriu im i shtrenjte qe me ke sjellë vetëm gëzim dhe dritë në jetën time!”, shkruan Ami krahas videos.